Aktorja Cubi Metkaj është një nga personazhet tashmë të konfirmuar që do të marrë pjesë në edicionin e tretë të ‘Big Brother Vip’. Ajo pak ditë më parë e shuajti këtë kureshtje për të gjithë duke zbuluar edhe datën kur do të nisë formati, teksa u shpreh se do të hyjë në shtëpinë më të famshme për të gjetur dashurinë e jetës, marrë shkas nga ajo çfarë është parë në edicionet e kaluara.
Kjo deklaratë u pa si një ‘thumb’ për çiftin Kiara dhe Luiz dhe aktorja direkt u vu në shenjeshtrën e fansave të tyre të cilët nuk e kanë pëlqyer aspak ‘ironinë’ e saj.
E duket se aktorja është penduar disi për deklaratën e bërë, ndërsa në një video sqaruese në Instagram pretendon se deklarata e saj nuk lidhej konkretisht me Kiarën dhe Luizin por me çiftet ndër vite që janë krijuar në këtë forma. Sipas saj deklarata nuk është bërë në nota ironie.
Video si më poshtë 👇🏻