Flor Mumajesi i ka dalë publikisht në mbrojtje Sara Gjordenit për historinë me të atin dhe deklaratën publike që ky i fundit dha për mediat.
Me anë të një postimi në Instastory, Flori mbështeti publikisht Sarën.
Pas këtij postimi, këngëtari ka shpërndarë në profilin e tij edhe një video nga filmi shqiptar “Një vajzë dhe një djalë”, ku ka shkëputur dialogun mes babait dhe së bijës, ndërsa shkruan: “Sikur…të kishe një baba @saragjordeni”
Në këtë postim, Sara i ka komentuar Florit duke shkruar: “Të dua shumë! Faleminderit që je. Dhe faleminderit që ngrite zërin!” , ndërsa Flori i është përgjigjur duke shkruar: “është zëri jot…zëri i dhimbjes në disa familje shqiptare që mund ta zbusin zemrën e egër për ta dëgjuar sado pak zërin e shpirtit që çdo ditë e më shumë po shurdhohet.”