Jul Deda dhe Romeo Veshaj ishin dy nga pretendentët për çmimin e madh të “BBV”, mirëpo asnjëri nuk ia doli të fitonte pasi çmimin e madh e fitoi Egla Ceno.
Përgjatë rrugëtimit, dy aktorët kanë pasur përplasjet me njëri-tjetrin, por nuk kanë munguar as momentet e bukura. Një prej tyre e ka ndarë me publikun Juli.
”Përveç të tjerave, kishte edhe momente si këto”– shkruan Juli krah videos ku shfaqet duke kërcyer me Romeon.
Kujtojmë se në intervistën e tij të fundit në “Top Arena” përballë Erjola Docit, Juli tha se do e kërkonte Romeon te emisionet për të humburit pasi nuk i ka hapur telefonin, ndërsa shtoi se Romeo duhet të shkojë te ai, pasi Juli është dashuria e tij e parë.
Nga ana tjetër, Juli nuk ka kursyer as ironinë, sidomos drejt binjakut të Romeos, Donaldit. Ai tha se nëse do kishte një BBV mes tij, Ilir Shaqirit, Luiz Ejllit dhe Donald Veshaj, çmimin do ia jepnin Donaldit që të mos qante, ndërsa për meritë do ndahej mes Julit dhe Ilir Shaqirit.