Erjola me Ledjonën kanë qenë duke biseduar me njëra-tjetrën për planin që ato të dyja në bashkëpunim me Julin kanë thurur për Ilnisën dhe Meritonin. Në bisedë e sipër Erjola i thotë diçka mjaft të frikshme Ledjonës, që mendohet se do t’ja thojë Ilnisës, por në kontekstin e lojës:
Erjola: Do ha hallvën tënde se ti dhe filani (Meritoni) për mua keni vdekur. Si banorë, jo si njerëz. Në kuptimin figurativ. Nuk do i lë të qetë, le të më kthehet gjithë shtëpia kundër, ky është plani im.
Me planin e saj, Erjola synon të ‘demaskojë’ Ilnisën dhe Meritonin, me të cilët ka pasur debate mjaft të ashpra në lojë dhe ofendime në nivel personal. Përmes planit, Erjola do të tregojë që çifti është i gatshëm të bëjë gjithçka për lojën, madje edhe të tërheqë mbrapsht fjalët për Erjolën duke e afruar sërish.