Gazetari Ronaldo Sharka ka vendosur të lërë mënjanë çdo hatërmbetje me çiftin.
Para disa ditësh, Ronaldo ka vendosur të bëjë follow në Instagram Luiz Ejllin, ndërsa ky i fundit nuk ia kthyer.
Më pas, Ronaldo (si edhe disa personazhe të tjerë) ka komentuar në postimin ky çifti konfirmoi pritjen e ëmbël.
“Urime! Pritje të ëmbël dhe bebi të vijë plot shëndet e dashuri! ËshtË kaq bukur kur sheh se si një histori dashurie finalizohet me bekim! Na emocionuat me këtë video” – ndërsa Kiara e ka falenderuar për urimin.
Mirëpo, duket se pas këtij komenti të Kiarës, gazetari menjëherë e ka shtuar edhe Kiarën në listën e personave që ndjek në Instagram, ku edhe Kiara ia ka kthyer “follow”. Epo, me sa duket hatërmbetjet mes çiftit dhe Ronaldos morën fund.