Prej kohësh tashmë në rrjet po flitet për afrimitetin mes Erjolës dhe Romeos, ndërsa ditën e djeshme u diskutua edhe në Prime, ku u pasua me deklaratën e Grancianos, i cili hodhi dyshime se dyshja kanë pëlqim për njëri-tjetrin, por jo vetëm kaq.
Graciano theksoi se Romeo i ka shkruar vazhdimisht Erjolës në Instagram, pasi e ka pasur fiksim, ndërsa kjo e fundit ia ka lënë seen.
Romeo dhe Erjola e mohuan kategorikisht këtë, ndërsa në një moment pas Prime, Erjola donte edhe të linte shtëpinë.
Nga ana tjetër miku i Erjolës, Ronaldo Sharka, i cili është edhe personi që po mban telefonin e banores duke i menaxhuar edhe rrjetet sociale, ka postuar sot një foto në Instagramin e tij.

Si të mos mjaftojë kjo, Ronaldo më pas ka bërë një veprim që ka ndezur edhe më shumë situatën, duke i hedhur ‘benzinë zjarrit’.
Moderatori ka postuar një video të Erjolës gjatë Prime të djeshëm, duke e shoqëruar pikërisht me këngën e Romeos në bashkëpunim me reperin Ledri Vula.
“E keni dit” është kënga e Romeos që ka përzgjedhur Ronaldo, ndërsa e ka shoqëruar vetëm me një emoji sysh, ku ka postuar pjesën me tekst:
Ama ta puth syrin prap
Atë që mu m’rrejti at’ nat,
A menove se mas teje vdeka?
A menove, a menove se mas teje vdeka?