Sot në rubrikën “Trotuar” në “E diell” është folur lidhur me paragjykimin për pamjen e jashtme. E meqë jetojmë në një botë ku të gjithë paragjykojnë të gjithë, rubrika nisi me një pasqyrë ku paneli duhet të bënte një deklaratë për veten para pasqyrës.
Ja çfarë thanë për veten disa personazhe si Erjola Doci, Ronaldo Sharka, Belinda Dragoti, Krist Aliaj dhe Amber.
Krist Aliaj: “Nuk më pëlqen vetja dhe nuk po e shoh. Në këtë moment Krist, nuk më pëlqen fare.”
Erjola Doci: “E bëj çdo darkë këtë që flas me veten. Buzëqesh dhe ji e bukur, jeta të thyen shpesh. Mos u demoralizo nga xhelozia, nga inati e mllefi njerëzve, ktheje në sukses. Ji e fortë!”
Ronaldo Sharka: “A do arrish ti Ronaldo, t’i zësh vendin Manushit në “E diell”?” – më herët Ronaldo ka shprehur se dëshiron të jetë autor emisionesh, rol të cilin tani e ka Manushi në “E diell”.
Belinda Dragot: “Mos u shpërqëndro nga qëllimi yt dhe je shumë e bukur” – ka thënë Belinda duke puthur veten.