Debati Sara-Françeska ka nisur si një debat i zakonshëm brenda shtëpisë së BBV e ka vazhduar me tone fyese si ‘zhulse’, ‘idiote’ e ‘nuk lahesh’ etj, e më pas debati ka kaluar në përplasje fizike.
Ndërsa Françeska ka hyrë në tualet, Sara e ka ndjekur me vrap nga pas dhe i ka bllokuar derën të mos dalë.
Duke u përpjekur të dalë Françeska ka shtyrë me forcë derën, ndërsa dëgjohet Sara të bërtasë ‘zarf i zi për Françeskën, më shtyve’.
Mirëpo ndonëse nuk duket qartë nga video, pasqyra ka treguar pamjen e plotë momentit kur Sara ndjek Françeskën dhe i bllokon derën, e gjithë kjo skenë e shoqëruar me fjalët: “do hyjmë të dyja në tualet, ose nuk del nga këtu sot”