Prej disa ditësh tashmë Bora, Donaldi dhe stafi i tyre kanë filluar xhirimet e filmit të tyre, me titull “5 herë jo”. Filmi është një komedi romantike, i cili do të trajtojë copëza nga historia e dashurisë së Borës dhe Donaldit, të cilët do të jenë edhe protagonistët e filmit.
“5 herë jo” do të shfaqet në kinema në muajin dhjetor dhe derisa kanë mbetur vetëm pak muaj deri atëherë, puna për projektin është shumë intensive. Netë pa gjumë, zgjimet herët, puna me orë të zgjatura e gjithçka tjetër, e bëjnë më të vështirë realizimin e projektit.
Mirëpo, që puna të shkojë si duhet, duhet të kujdeset dikush për gjithçka dhe kjo detyrë i është caktuar pikërisht vëllait tjetër të Donaldit, Mario Veshaj.
Këtë, na e tregoi vet Donaldi përmes një video në Instastory, ku shkon pranë vëllait të tij, i cili me sa duket ka gjithçka i duhet Borës dhe Donaldit që të jenë sa më produktivë në xhirime. “Ky njeriu këtu, kujdeset për ne gjatë gjithë kohës, për xhirimet” – thotë Donaldi teksa shkon pranë vëllait të tij, i cili menjëherë i jep një pije freskuese.
Mario Veshaj është vëllai i vogël i Donaldit dhe Romeos, i cili ndryshe nga vëllezërit e tij, ka zgjedhur të mos jetë pjesë e skenës, por t’i suportojë binjakët nga prapaskena.