Jennifer Lopez i ka habitur fansat e saj me videon e fundit në Instagram ku fliste për marrëdhënien e saj me alkoolin, duke thënë se ajo shijoi disa kokteji që kishte pirë teksa lançoi markën e saj të alkoolit, Delola. E pas kësaj këngëtarja 53-vjeçare postoi një video të gjatë duke u mbrojtur kundër kritikëve të cilët kritikuan zgjedhjen e saj, pavarësisht se më parë kishte pranuar se nuk pinte alkool. “Kështu, unë jam në rrugën time për të dalë fshehurazi për të shkuar dhe për të marrë pak Delola”, e filloi ajo videon
“Ne kemi disa njerëz që vijnë për fundjavë dhe kuptova se nuk kishim asnjë. Kështu që unë do të shkoj në dyqan dhe do të marr pak, shpresoj që ta kenë atje.
Jam shumë e emocionuar, më pëlqejnë fundjavat e pushimeve, më pëlqen të kaloj kohë me familjen dhe miqtë dhe të pi një koktej të vogël. E di që shumë njerëz kanë thënë: “Oh ajo as nuk pi, çfarë po bën me një koktej?” Dhe të them të drejtën, kjo ishte e vërtetë për një kohë të gjatë, unë nuk kam pirë. Disa vite më parë, siç do ta shihni nga disa foto të mia gjatë 10, ndoshta 15 viteve të fundit, unë kam pirë kokteji. Unë pi me përgjegjësi, nuk pi për t’u shpërfytyruar. Unë pi për të kaluar një kohë të mirë dhe thjesht për t’u çlodhur dhe për t’u liruar pak, por gjithmonë me përgjegjësi. Më duhet t’ju them, kam provuar shumë gjëra të ndryshme, kokteje, por kurrë nuk gjeta diçka që të doja vërtet, dhe kështu si çdo gjë tjetër në jetën time. E kam krijuar vetë.”-thotë ajo. Ajo më pas shfaqet duke shkuar në një dyqan lokal pijesh alkoolike dhe u kënaq kur gjeti disa shishe Delola. Ajo çfarë nuk u pëlqen njerëzve është fakti që bashkëshorti i saj, Ben Affleck, ka patur problem me alkoolin në të kaluarën. Ndaj njerëzit e kritikojnë se si J.Lo flet për alkoolin kur partneri i saj ka qenë i alkoolizuar dikur.
Ben ka qenë në rehabilitim disa herë dhe ka folur hapur për betejat e tij me alkoolin. Ai mori trajtim për varësinë në vitin 2001. Në vitet pasuese, ai refuzoi të diskutonte në detaje alkoolizmin e tij dhe më vonë e përshkroi atë si një periudhë ku ai ‘piu relativisht normalisht’. Aktori i Good Will Hunting u kthye në trajtim në 2017 dhe, pas një rikthimi dhe ndërhyrjeje të dokumentuar publikisht, përsëri në 2018.
Ndërkohë, Jennifer tha më parë për ‘InStyle’ se ajo beson se alkooli ‘shkatërron lëkurën tuaj’. Duke folur për ‘UsWeekly’ në vitin 2016, Jennifer përmendi stilin e saj të jetesës pa alkool si një nga sekretet për t’u dukur kaq e re. Epo të shijoj një gotë kokteji ose alkool është ndryshe nga të paturit varësi ndaj alkoolit, apo jo ?