Koncertet gjatë verës kanë bërë që Dagz të shkëputet për pak kohë nga familja, e të lëvizë në qytete të ndryshme. Mbrëmjen e kaluar ai ishte në Sarandë, po mesa duket malli e mori shpejt për partneren e tij, Einxhel Shkirën.
Kjo e fundit postoi bisedën me Dagz, ku mes rrjeshtash ai i thotë se edhe pse ndodhet larg, me zemër është me të.
”Lidhja në distancë”- shkruan Einxhel.
Kujtojmë se dyshja janë një ndër çiftet më të pëlqyera të showbiz dhe janë prindër të një djali që quhet Trev. Ata kanë vendosur që mos ta zbulojnë portretin e të voglit për publikun.
Ndoshta do na duhet të presim deri në 1-vjetorin e Trev për të zbuluar se cilit prej prindërve i ngjan më shumë.