Mbrëmjen e djeshme, motra e dj.Dagz ka kurorëzuar dashurinë e saj në martesë, në një mbrëmje festive, me familjarë dhe miq të tyre.
Momente gjatë festës, nuk na i ka kursyer Einxhel Shkira, e cila vazhdimisht ka ndarë foto e video në rrjetet e saj sociale. Përpos nuses dhe Dagzit, Einxhel na ka njohur edhe me vjehërrit e saj, të cilët shkëlqejnë në dasmën e vajzës së tyre.
Me një foto krah partnerit të saj, Einxhel na ka prezantuar vjehrrën, ku ka shkruar “mirë me vjehrrën, mirë me burrin”. Epo, mesa duket Einxhel e di rrugën se si mund të shkojë mirë me Dagzin! 😉 Sa i përket vjehrrit të saj, duket se ai nuk i pëlqen shumë fotot, pasi Einxhel e ka kapur pa mendje në bisedë.