Olsa Muhameti ka qenë e ftuar në emisionin “Sol” në “Klan Kosova”, ku ka folur për BBV e detajet e formatit që pritet të vijë në fillim të tetorit.
Por, për herë të parë Olsa është ndalur edhe te jeta e saj personale, të cilën e mban gjithnjë hermetike.
Ajo ka folur për divorcin e prindërve dhe si e ka përjetuar.
Më tej Olsa është ndalur edhe te marrëdhënia me të atin, ndërsa ka folur edhe për sëmundjen e nënës së saj.