Hyrja e Endrik Bebës në shtëpinë e BBV, ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit ditët e fundit, kjo për historinë që ai ka pasur me një banoret, Sarën, që tashmë është në një marrëdhënie me Bardhin – marrëdhënie që u zyrtarizua me një puthje pak para hyrjes së Endrikut.
Ndonëse këto ditë ata e kanë shmangur vazhdimisht njëri-tjetrin, për herë të parë ata kanë folur së bashku, të distancuar nga banorët e tjerë.
Kjo bisedë ka ardhur pasi Endriku votoi Sarën dhe Bardhin si çiftin që duhej të ‘celebrohej’ mbrëmjen e sotme.
Ata kanë folur për raportin e tyre, ndërsa Sara i ka thënë se ai ka qenë i papjekur dikur e ajo e vogël. Nga ana tjetër Endriku është shprehur se është i lumtur për marrëdhënien që po krijon me Bardhin dhe e këshillon ta shijojë sa më shumë.