Dhjetëra persona kanë marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, për të shënuar “Paradën e Krenarisë”.
Kjo i dedikohet të drejtave të komunitetit LGBTIQ+’.
I pranishëm në këtë organizim ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me disa emra të tjerë të njohur.
Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë artisti i njohur shqiptar, Fero, i cili tashmë prej disa muajsh ka bërë një tërheqje nga muzika.
Ai publikoi një video nga ky event ndërsa tha: “Këtij kryeministri i thoni burrë shteti? Trim? I mençur”.
Në një tjetër postim shtoi: “Lajmet e fundit. Serbia nis tërheqjen e ushtrisë nga kufiri shkak frikës që g*t dhe le*biket qëndrojnë në gjendje gatishmërie”.