Marrëdhënia e personazheve mediatik, patjetër që është nën ‘lupën’ e gazetarëve, për pak gossips, por edhe për të reflektuar mbi realitetin e tyre.
Prej disa kohësh, përflitet se ka një krisje midis Luiz Ejllit dhe Arbana Osmanit. Kjo nisi pas një ‘unfollow’ në rrjete sociale.
Dyshimet u rritën më shumë pas ‘heshtjes’ së Arbanës në lidhje me filmin në ‘Kuadër të Dashurisë’.
Njerëzit pyetën ‘Pse Arbana nuk bëri asnjë postim në rrjete sociale?’
Gjatë premierës së filmit në Shkodër, Luizi është pyetur në lidhje me krisjen e tyre:
‘Unë jam këtu, ajo atje…Ka krisje… Në maj do zbuloj më shumë se s’më lejohet.’ – është përgjigjur Luizi.