Një ‘Prime’ tepër i rrëmujshëm u transmetua mbrëmjen e së martës në ‘BBV3’. Një deklaratë tepër e fortë erdhi nga Albi për Romeon, ku për këtë të fundit ishte shumë e papritur dhe i erdhi si ‘thikë mbas shpine’.
“Je një njeri pa këllqe që fshihesh mbas vajzave”, i tha Albi-Romeos. Sakaq lidhur me këtë deklaratë ka ndodhur një sqarim i vogël mes djemve pasditen e sotme.
Pjesë nga debati:
“Për shpirt të prindërve që i kam në shtëpi, që i kam gjënë më të shenjtë, se më dridhet mjekra për ata, nuk e kam patur për atë gjë. Ishte ideja e kurajos dhe guximit, tjetër gjë termi që i vura sipër më beso. Dua të kap termin, mos më keqkupto. Po them për shpirt të prindërve”, tha Albi.
Romeo: Nga gjithë gjëja je ok ti? Nuk ishte mbas shpine ajo apo jo? Ishte kështu në sy ?
Albi: Po pse ishte paburrëri për shembull?
Romeo: Po sepse gjithë ditën ke ndenjur me mua
Albi: Po rrimë bashkë o Romeo, ç’lidhje ka, përsëri mund të rrimë
Romeo: Shiko çfarë bën ti! Ti të ofendon në pikën më të fundit, dhe thua çfarë të keqe ka. Unë jam i qartë me ty, rrofsh, faleminderit, më lër të qetë
Albi: Doja vetëm të të sqaroja.