Ish-banorja në BBV2 dhe ish-konkurrentja e “Për’puthen” Mikela Pupa, para pak ditësh ka festuar ditëlindjen.
Ndryshe nga herët e tjera, Mikela ka vendosur që festa e ditëlindjes së saj të ishte totalisht private, me një grup shumë të ngushtë miqsh – festë prej së cilës ka vendosur të mos ndajë asgjë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale.
E megjithatë, fansat e saj kishin vetëm një pikëpyetje dhe kjo kishte të bënte pikërisht me Efin, pasi vajzat kanë deklaruar gjithmonë se kanë një shoqëri të ngushtë dhe që më vonë u vendos në pikëpyetje nga rrjeti pasi ato nuk po kalonin më kohë me njëra-tjetrën si më parë.
Kështu, në një “Ask me” të hapur nga Mikela në Instagramin e saj, shumica e ndjekësve e kanë pyetur për dhuratën që i ka bërë Efi – pyetje së cilës Mikela i është përgjigjur me një foto nga biseda e vajzave.
Me sa duket Efi e ka pyetur Mikelën çfarë donte si dhuratë dhe kjo e fundit i ka kërkuar para cash.
Me sa duket, Efi nuk është munduar shumë t’i gjejë një dhuratë mikeshës së saj, ama i ka dhuruar atë Mikela donte – cash!