Dea Mishel është një ndër personazhet më të komentuar në rrjet të BBV që lamë pas. Me natyrën e saj të qetë por që i pëlqen të krijojë ‘trazira’ (si nominimi i famshëm që nxorri Efin jashtë),, Dea Mishel arriti finalen e madhe. E duket se këtë veçori për të shkaktuar zhurmë, ajo e ruan edhe jashtë.
Shpesh, në rrjet Dea është quajtur si ‘vajza e babit’ ose ‘princesha’ (jo në kuptimin e mirë të fjalës), për të theksuar faktin që ajo nuk ka arritur ndonjë gjë të madhe në jetë. Por ajo që nuk dini, është që Dea e ka një punë dhe ajo punë është pikërisht “plazhi”.
Këtë, Dea e ka treguar përmes disa fotove të shpërndara në Instastory, ku duket në forme mjaft të mirë, teksa shkruan “puna ime është plazhi” .
Sigurisht që shkrimi i Deas është me ironi, pasi ajo është e angazhuar aktualisht me projekte, është pjesë e emisionit “E diell”, punon me rrjetet e saj sociale, si dhe është pjesë e kastit të “Në kuadër të dashurisë”, i cili do ka premierën në tetor. Megjithatë, një punë e tillë si ajo që ka shkruar Dea nuk është keq! 🙂