Olta Boka na ka surprizuar jo pak ditën e soçme. Në një postim në story ku është rikthyer pas në fëmijëri, në kohën e shkollës.
Olta në postim mbi të gjitha shkruan:
“Pakuptuar mu rikthye në kujtesë Olta e vogël. Sa keq që atëherë nuk vrapoja në 5 apo 15 e pushimit. Qëndroja në bankë, i hidhja një sy lëndës në vazhdim dhe kështu për vite me rradhë ndrydhja veten me përgjegjësinë e një fëmije të matur. Unë dua që Gaia të vrapojë, mundësisht të fluturojë pa asnjë peshë përgjegjësie”.
Olta si duket do të përcjellë nostalgjinë e asaj periudhe aspak të lehtë për të gjithë shqiptarët.