Në media prej disa javësh po aludohet se gazetarja Ola Bruko është në një romancë me këngëtarin korçar Endri Prifti. “Pamfleti” raportoi se Ola mund të jetë në një lidhje dashurie me Endrin. Ajo u nda pak kohë më parë nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë për arsye të cilat gazetarja nuk ka dashur t’i bëjë publik.
Marrëdhënia e tyre mendohet të ketë nisur gjatë një emisioni, kur vëllezërit Prifti ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkë-prezantues me gazetaren.
Për këto zëra, Ola reagoi në mënyrë indirekte në llogarinë e saj në Instagram. Fillimisht ajo ndau me ndjekësit një poezi të Dritëro Agollit.
Ndërkohë, e ftuar në “Shije Shtëpie”, Ola deklaroi se kohët moderne kanë shkaktuar një ndryshim jo të mirë te baballarët pasi duket sikur “i kanë prishur pak nga mendtë” dhe “i vret e mira”.
E ngacmuar rreth burrave korçarë, moderatorja u shpreh: “Thonë se burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas, nuk e di tani…”
Biseda:
Ola Bruko: Unë kujtoj për shembull, e vogël, kujtoj gjyshin tim i cili ishte shumë autoritar, kur hynte ai në shtëpi, ishte ushtarak, nuk pipëtinte miza aty. Kur flinte ai gjumë në drekë, s’bëhej fjalë të ngrihej zëri. Ama, ishte po ky autoritari i cili fshinte pluhurat, i cili na mësonte ne të vegjëlve se si të qëndronim pranë gjyshes që të mësonim të gatuanim e të tjera me radhë. Ndihmonte jashtë mase shumë në shtëpi. Ky është gjyshi nga mami.
Kujtoj gjyshin nga babi tani i cili ishte gjithashtu i butë, jo me autoritetin e një ushtaraku po prapë me autoritetin e kryefamiljarit i cili më ushqente mua me vezën ‘rufiqkë’ i themi ne nga Korça, po ashtu vëllain tim, fshinte shtëpinë, lante rrobat se në atë kohë s’kishte lavatriçe.
Katerina Trungu: Mos janë nga Korça kështu se shumë kam parë që nga Korça i bëjnë punët e shtëpisë…
Ola Bruko: Po kështu thonë, që burrat korçarë shkojnë pas fustanit të gruas, nuk e di tani.
Katerina Trungu: Më ka qëlluar që shumë burra të Korçës bëjnë punë në shtëpi.
Ola Bruko: Në fakt të dyja familjet, mamin edhe babin i kam nga Korça, kështu që ndoshta, nuk e di.
Katerina Trungu: Ndoshta ndikon deri diku.
Ola Bruko: Pastaj kujtoj babin tim, i cili më lante, më krihte, merrej me mua, kujdesej, më mësonte shkronjën e madhe të shtypit, ishte aty prezent me mua gjithë kohës. Jo mami, ka qenë babi. Mami punonte, babi punonte gjithashtu por ai ka qenë shumë i vëmendshëm ndaj ecurisë tonë qoftë në shkollë, qoftë në shtëpi, fjetja me orar e të gjitha këto me radhë.
Baballarët e ditëve të sotme, me thënë të drejtën unë nuk i shoh prezent në shtëpi. Është prezent më shumë gruaja, e cila gjithashtu punon si ata, nga mëngjesi në darkë.