Prej kohësh, Olsi Bylyku dhe (ish) e dashura e tij Egli Tako, kanë qenë në vëmendjen e mediave rozë duke u përfolur për një ndarje të mundshme mes tyre.
Ky dyshim u ngrit nga rrjeti, kur Egli nuk e uroi Olsin për ditëlindje, hoqi më pas fotot nga Instagrami me të.
Nga ana tjetër, Olsi publikoi një këngë të re në bashkëpunim me Elgit Dodën, ku dukej se kënga ishte një dedikim për blogeren, ku ai shpjegonte dhe arsyet e ndarjes.
Lajmi se çifti përfundimisht i kishin dhënë fund lidhjes së tyre, u konfirmua në dasmën e Elgitit Dodës dhe Klea Hutës, ku Olsi ishte i pranishëm vetëm, ndërsa Egli vendosi që atë ditë t’a kalonte në natyrë, duke u marrë me aktivitet fizik.
Ndërsa sot, Olsi Bylyku ka publikuar një tjetër bashkëpunim me një këngëtare të quajtur Eugena Aliu. Kënga mban titullin “Hallall” dhe mesa duket është sërish një dedikim për Eglin.
“Një prej projekteve që mezi kam pritur që ju t’a dëgjoni, me një tekst shpirti dhe një zë unik si Eugena që e bëri këtë material të mrekullueshëm❤️” – ka shkruar Olsi në postimin e tij në Instagram.
Ajo çfarë u vu re është se po sot, Egli dhe Olsi nuk ndiqen më as në rrjetet sociale, duke e ‘vulosur’ kështu përfundimisht marrëdhënien e tyre.
Arsyet nuk i dimë, pasi Egli ka vendosur te jetë shumë e rezervuar për këtë cështje, ndërsa Olsi gjithçka ka pasur për të thënë, e ka thënë përmes muzikës.