Ditën e sotme një debat i ri ka lindur në show biz-in shqiptar – bëhet fjalë pikërisht për Dea Mishel dhe Luizin.
Ky i fundit mesa duket, ende nuk e ka harruar lojën e “Big Brother” dhe për këtë u kujtua në mes të koncertit që ka mbajtur mbrëmë në Shkodër.
Para se të niste të këndonte “Oj lulija jonë”, Luizi ia dedikoi Deas, për të cilën u shpreh se e kishte quajtur provincial dhe se kishte hipur e zbritur nga çdo banor që kishte hyrë në shtëpi.
Kësaj “përshëndetjeje”, Dea Mishel vendosi t’i përgjigjet me anë të një reagimi në Instagramin e saj, ku u shpreh se për të loja e Big Brother ka mbaruar dhe se duhej të kishte ngritur një padi kundrejt Luizit që në momentin që e kërcënoi në shtëpi për nominimin e “famshëm”, prej nga doli Efi Dhedhes. Gjithashtu, Dea nuk la pa përmendur as Kiarën, duke i thënë Luizit se duhet të niste nga vetja për të gjykuar më pas dikë tjetër dhe mos të harronte se personi që ai është dashuruar (Kiara Tito) , ka pasur disa histori ish-të dashurish që i janë bërë publikë, ndryshe nga Dea që një lidhje ka pasur gjithë jetën.
Mirëpo ky debat, ka nxitur edhe reagimin e shumë personazheve të tjerë publikë, të cilët menjëherë kanë dalë kundër “dedikimit” të tij.
Ndër ta, ka qenë edhe gazetarja Aulona Musta, e cila përmes një reagimi në aplikacionin më të ri “Threads”, është shprehur si më poshtë.

Një tjetër personazh që ka reaguar ka qenë edhe Mikela Pupa, e cila ka ironizuar përplasjen mes ish-banorëve – reagime prej të cilave ka marrë dhe bllok.



Përveç shumë personazheve të tjerë publikë, edhe rrjeti është ndarë në tre grupe – ata që mbështesin verbërisht Luizin pavarësisht se çfarë thotë, ata që mbështesin Luizin por nuk janë dakord me situatën e fundit dhe mendojnë që është gabim si dhe ata që janë totalisht pro Deas dhe deklaratave të saj.