Kjo mbrëmje e DWTS nuk shkoi aspak mirë për Maestron, i cili pati debate e përplasje mjaft të forta me jurinë, por edhe me partneren e tij Marianën.
Shkak i diskutimeve me Marianën u bë deklarata e saj javën e kaluar se “Armaldo është i dashuruar me Luizin” – deklaratë kjo për të cilën Maestro i ka mbajtur qëndrim partneres së tij gjatë gjithë javës në prova, si dhe e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram. Ky diskutim vijoi edhe në mbrëmjen e sotme gjatë “live-t”.
Heqja nga Instagram-i më ka mërzitur, që vjen turivarur në prova më ka mërzitur, mënyra si më drejtohesh në skenë më ka mërzitur. – ka thënë Mariana, ku më në fund Maestro premtoi se do e rregullojë sjelljen në vijim.
Nga ana tjetër, Armaldo pati përplasje edhe me jurinë, e kryesisht me dy profesionistët, Ilir Shaqirin e Lori Balën, për shkak të komenteve dhe pikëve që ata i japin ndryshe nga njëri-tjetri.
“Ju të dy po lini nam. Po bëni debate personale për kërcimin. Afrojini pak pikët me nëjri-tjetrin”. – ka thënë Maestro.
Si përfundim, pas gjithë debateve, Armaldo nuk ia doli dot të arrijë në mbrëmjen e së premtes tjetër, pasi u eleminua nga gara mbrëmjen e sotme.
Debatin e plotë të Maestros me Marianën dhe jurinë, mund t’a shihni këtu: https://youtu.be/bZ_OxG_jnjY?si=rGduY6Nd0kAaM1P7