Pas shumë replikash në statuset e tyre si duket pritjes madhe i erdhi fundi, dy bosët e kompanive të teknologjisë së lartë si duket e kanë vendosur që replikat tashmë ti bëjnë fizikisht.
Ndeshja është vendosur të mbahet në Texas, në kafaz ku dhe pritet të ketë me mijëra tifozë dhe simpatizante të secilit. Kujtojmë se Zuckerberg është i njohur tashmë për natyrën e tij sportive të cilën jo pak herë e ka shfaqur duke marë pjesë në evente të ndryshme, si kampionati i famshëm në Brazil të sportit të taekwondo, ku dhe u kurorëzua si kampion.

Përsa i përket Musk, ai nuk është aspak natyrë sportive përpos gjenialitetit të tij në teknologji. Mosha ndoshta do jetë një pengesë e madhe që Musk të jetë ai heroi i ndeshjes. Gjithçka mbetet për tu parë.