Olsa Muhameti nuk do të jetë më autore e “Përputhen”, të paktën kështu po përflitet deri tani, edhe pse vetë Olsa nuk ka bërë ende asnjë reagim.
Pas pesë vitesh si autore e programit të dashurisë, Olsa duket se është gati për një hap tjetër në karrierën e saj duke iu përkushtuar një televizioni tjetër dhe një produksioni tjetër, si “Big Brother VIP Kosova”.
Pra, autorja ka lënë Top Channel pas shumë vitesh, për të shkuar në Klan Kosova në rolin e autores së reality show-t.
Tani presim një konfirmim nga vetë Muhameti.
Sa i përket “Për’puthen” në sezonin e ri thuhet se dikush tjetër do të zërë vendin e Olsës, ndërsa do të vazhdojë të moderohet nga Megi Pojani.