Tempulli i dashurisë ‘Për’puthen’ në Top Channel çeli sot sezonin e ri me surpriza e konkurrentë mjaft interesantë.
Në moderimin e Megi Pojanit, konkurrentët e parë u prezantuan në një mënyrë ndryshe nga herët e tjera. Konkurrentët nuk mund ta shikojnë njëri-tjetrin, por mund të komentojnë vetëm nisur nga zëri.
Gabriela dhe Aureli ishin të parët që u ulën në karriget e emisionit të dashurisë. Pas prezantimeve, dy konkurrentët e tjerë janë Ledio, i cili është këngëtar dhe Herisoni, shef kuzhine.
Aureli është një sipërmarrës, i cili la Spanjën për t’u bërë pjesë e Për’puthen. “Doja të jetoja në vendin tim, ta ndërtoj jetën me një vajzë shqiptare”, tha ai.
Gabriela do të zhvillojë nga një takim në studio me të tre djemtë dhe do të zgjedhë njërin prej tyre për një takim jashtë.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më pas.