“Sytë nga qielli nesër…” – e paralajmëroi që dje surprizën e tij për Romeon dhe ashtu sikurse në artikullin e mëparshëm ju thamë, ajo ndodhi – Donaldi ka sjellë një ‘shi karafilash’ me helikopter në BBV dhe një mesazh audio për gjithë banorët dhe kryesisht Romeon.
“E di që nuk ka qenë e lehtë për ju, prandaj ju uroj suksese të gjithëve. Gjysma ime, ti je shembulli i vërtetë i forcës dhe i durimit. Je kampion në sytë e mi. Nga zemra ime, ndieje forcën e dashurisë time për ty. I love you bro” – ka qenë mesazhi i Donaldit që ‘jehoi’ në gjithë shtëpinë e BBV, ndërsa Romeo ka shpërthyer në lot.
Gjithë banorët e kanë përqafuar dhe uruar Romeon për emocionet që përcolli.