Luiz Ejlli ka qenë ditën e ndjekshme në një komunikim “live” me ndjekësit e tij së bashku me partneren e tij, Kiara Tito, gjatë pushimeve në Bodrum.
Mes shumë komentesh e pyetjesh nga rreth 15mijë ndjekës që po e ndiqnin në live, nuk mungoi as komenti i një prej personazheve të “Tik Tok”, e njohur si Kiçe, që lidhej pikërisht me të, me Luizin dhe BBV3.
Sipas Kiçes, ajo do të jetë konkurrente e BBV3, ku pret Luiz Ejllin si opinionist dhe për këtë arsye, dëshiron të dijë mendimin e tij për të si personazh. “Luiz ça mendimi ke për mua? Kam frikë se do bëhesh opinionisti im këtë vit në BBV3″ – shkruan ajo.
Fatkeqësisht, komenti kaloi shpejt dhe pa u vënë re nga Luizi. Po ju si mendoni, a i duhet një personazh si Kiçja BBV3?