Donald Veshaj është një nga personazhet publikë më të dashur të showbiz-it, ku kulmin e pëlqyeshmërisë e arriti me lojën e tij brenda BBV1, duke fituar kështu vendin e dytë, në një përballje “kokë më kokë” me balerinin Ilir Shaqiri, i cili u shpall fitues i sezonit të parë të BBV.
Edhe pse atë e shohim gjithnjë bashkë (asnjëherë vetëm :p) me binjakun e tij Romeo Veshaj, ai ka treguar se është njëlloj i lidhur edhe me vëllain tjetër që është edhe vëllai i vogël, Mario Veshaj.
Nga ana tjetër, historinë e tij të dashurisë me moderatoren Bora Zemani dhe dashurinë për të e kemi parë dhe vazhdojmë t’a shohim çdo ditë në rrjetet e tyre social. Madje aq të dashuruar janë Bora dhe Donaldi, sa kanë vendosur që historinë e tyre t’a kthejnë në film, i cili është aktualisht duke u xhiruar dhe do të shfaqet në dhjetor në kinema.
Por, mes kaq shumë njerëzish dhe lidhjesh të forta që gëzon Donaldi me familjen e tij, cili nga këta mund të konsiderohet si “thembra e Akilit” për aktorin?? Përgjigjen ua themi ne!!
Në fakt, nuk është asnjë nga sa përmendëm më sipër. As Bora, as Romeo, as Mario, por babai i tij!!
Këtë fakt, Donaldi e ka treguar sot përmes disa postimeve në Instastory, ku ka fotografuar të atin teksa luan me qenin e tij, Starkun. Bashkë me foton e të atit, Donaldi shkruan “Pika ime e dobët”
Epo, urojmë që këto të tjerët të mos ndihen xhelozë për “pikën e dobët” të Donaldit! 🙂