Një skenë me publik live, një skaletë dhe Arbana në qendër të skenës – kaq mjaftoi që rrjeti të nisë të ‘ziejë’ për rikthimin e Arbana Osmanit në ekran.
Megjithatë, vet moderatorja i ka dhënë fund pikëpyetjeve duke treguar se bëhet fjalë për filmin “The Passport” nga bashkëshorti i saj Eduart Grishaj, ku Arbana do të shfaqet sërish si aktore.
Nga ana tjetër, postimi i Arbanës u komentua shumë dhe vet moderatorja ka vendosur të lërë disa ‘rrugë të hapura’ përmes komenteve ku nënkupton se rikthimi i saj në ekran mund të vijë shumë shpejt, ndërsa nuk ka lënë pa përmendur me humor “600 mijë euroshin e famshmëm” që e ka ‘përndjekur’ Arbanën këto kohë në rrjet dhe media, ku u tha se kjo ishte shuma që moderatorja kërkonte për të qenë pjesë sërish e BBV3 dhe mos dakordësimi për këtë, ishte arsyeja që vendosi të largohej nga BBV – shumë të cilën Arbana me sa duket, tashmë e ka kthyer në batutë të saj.