Mëngjesi i sotëm nuk ka nisur aspak qetë për Rozën dhe Merin. Banoret janë ulur të flasin, ndërsa Roza ka nisur të “ngacmojë” Merin lidhur me dashurinë.
Biseda e tyre është zhvilluar në formë “interviste” dhe një ndër pyetjet që Roza i ka bërë Merit ka qenë “kush është ofendimi më i madh që i ke bërë një mashkulli”. Pas përgjigjes së Merit, Roza i thotë se ka shumë klas edhe në ofendime, por atë klas nuk po e tregon brenda shtëpisë.
“Nuk do rri unë të merrem. Po kam nerva, kam nerva. Nuk i kam kot për të kaluar radhën.” – ka thënë Meri, duke prekur Rozën në fytyrë – veprim që nuk i ka pëlqyer aspak kësaj të fundit.
Ky gjest i Merit është bërë shkak që mes banoreve të vazhdojë një debat mjaft i fortë me “ofendime”.