Ledion Liço do të moderojë BBV3 dhe Arbana Osmani i uroi suksese në këtë rrugëtim të ri – deri këtu asgjë e jashtëzakonshme.
Mirëpo, sapo nëpër media nisi të qarkullojë urimi i Arbanës për Ledionin, Luana Vjollca postoi në Instastory një foto ku shkruante: “Karma e ka merituar një gëzuar”. Këtu nisën aludimet në rrjet.
Thuhet se mes moderatoreve ekziston një hatërmbetje e vjetër lidhur me BBV1. Ky format do t’i besohej në moderim Luana Vjollcës, por diçka (që nuk e dimë se çfarë) ndodhi dhe moderimin e BBV e mori Arbana Osmani, gjë që u bë shkak që Luana Vjollca të linte “Top Median” dhe të vijonte karrierën e saj si moderatore në “TV Klan”.
Në momentin që u konfirmua që Arbana nuk do të ketë lidhje me BBV3, Luana publikoi Instastoryn më sipër.
Sërish, Luana Vjollca postoi në Instastory, këtë herë në mënyrë pak më të “moderuar” duke ripostuar një video të përgatitur nga fansat e saj, ku numërohen disa nga arritjet e Luanës, ndër to edhe “Love Island” – programi reality-show që moderoi Luana “live”, për të cilin u komentua në rrjet si një “super moderatore live”.
Në video shkruhet: “Kush i bëri këto rekorde brenda një kohe të shkurtër përveç se Luana Vjollca”
Por, a e la Arbana me kaq? Me sa duket jo!
Kushdo që e ndjek Arbanën prej kohësh, e di që moderatorja rrallë bën reagime publike të drejtpërdrejta, por përmes postimeve të përditshmërisë së saj, jep edhe “mesazhe” lidhur me çfarë thuhet për të.
Së fundmi, Arbana ka postuar në Instastory një ëmbëlsirë të re që ka futur në restorantin e saj, profiterolin. Duke qenë se “Bana’s” është bërë virale për tiramisunë e saj, moderatorja ka vendosur “përballë” dy ëmbëlsirat për thyerje rekordesh(rekord që e përmendi Luana), që sigurisht rrjeti beson se kjo është një përgjigje për Luanën.
“A do arrijë profiteroli të mundë rekordet e tiramisu-së? ” – shkruan Arbana Osmani.
A ka një “përballje” mes moderatoreve dhe nëse po, a do të vazhdojë “lufta e ftohtë” mes Arbanës dhe Luanës? Këtë mbetet ta shohim në vijim…