“E diell” sot nisi transmetimin me plot dinamikë e personazhe të njohur. Në një nga rubrikat, “Trotuar”, të ftuarit duhet të diskutonin në lidhje me suksesin e turizmit shqiptar këtë vit.
Një nga të ftuarat në panel, Fjori Likja, e cila ka qenë konkurente në “Për’puthen”, tregoi se këtë vit ka parë dyndje të turistëve të huaj në bregdetin tonë, madje aq shumë sa ishte shqetësuar pasi nuk kishte gjetur qetësi nga numri i lartë i pushuesve.
Ka qenë pikërisht ky momenti, kur gazetari Bled Mane ka “shpërthyer” kundrejt saj dhe vajzave të tjera, teksa është shprehur që prandaj shkojnë në Dhërmi, për faktin që nuk ka qetësi dhe që ka shumë njerëz, në mënyrë që të “gjuajnë” dhe të “gjuhen” nga meshkujt aty.
“Vjet të gjuanin më pak se këtë vit? Se ju prandaj shkoni në Dhërmi, për të mos qenë të qeta, lëri këto” – është shprehur Bled Mane.