Debati i “famshëm” Sara(Ledri) – Dafina ishte kryefjalë e medias gjatë verës, i cili duket sikur u mbyll…derisa një intervistë e Sara Hoxhës ditën e djeshme në “S’e luan Topi”, e riktheu sërish në vëmendje.
“Nga gjithë këto zhurma që bëhen që gjërat transmetohen me idenë që të bëjnë sa më shumë klikime, sa më shumë bujë. Unë nuk kam dashur të flas për këtë temë, por kam qenë shumë okay me Dafinën apo gjithë ish të dashurat e Ledrit. I kam takuar apo nuk i kam takuar, unë nuk kam aty pse të bëhem xheloze apo të mbaj mëri. Unë kam ndenjur edhe me Dafinën dhe ajo është sjellë aq mirë me mua saqë më ka bërë edhe mua të ndihem me të vërtetë mirë. Nuk e di çfarë ndodhi, vërtetë që nuk e di. Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë. Ne kemi qenë, jo shoqe, por shumë të afërta. Madje edhe shumë më të afërta seç duhej. Madje shpesh mendoja se ajo është shumë e mirë dhe ti nuk ke se si sillesh ndryshe kur ajo sillet shumë mirë”– është shprehur Sara Hoxha.
Me sa duket kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer aspak Dafinës, e cila ka reaguar menjëherë përmes një postimi në “Threads”, ku shkruan:
“Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe burrin tënd, boll përmende emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!” – shkruan Dafina.
Mirëpo, pak pasi e ka postuar këtë shkrim, Dafina është penduar dhe e ka fshirë. A do të rindizet sërish debati mes tyre? Kjo mbetet për t’u parë, pasi deri tani nuk ka asnjë reagim nga Sara dhe as nga Ledri.