Ju kujtohet BBV kur Luizi tha që çfarëdo të ndodhte në atë shtëpi, do harrohej kur të dilnin nga dera e madhe, dhe kjo deklaratë u miratua dhe nga banorët e tjerë?! Epo, kjo nuk ndodhi kurrë!
Madje, jo vetëm kaq por duket sikur BBV2 vazhdon edhe më fort jashtë shtëpisë dhe pa kamera. Debate, hatërmbetje, inate, kunja, që ende nuk po mbarojnë edhe pse kanë kaluar më shumë se 4muaj nga përfundimi i eksperiencës së BBV.
E lidhur me këto tema, sigurisht që Luiz Ejlli është “epiqendra” e këtyre situatave të ish banorëve me njëri-tjetrin. Si për të “nxehur” paksa situatën, Luizi ka vendosur të bëjë një postim në Instastory, të cilin e fshiu pak pas publikimit, ku shkruante: “Do postoj në story vetëm postime të ish banorëve të BBVIP” – duke vënë kështu direkt rrjetin në lëvizje menjëherë.
Pse e fshiu më pas postimin Luizi?! U pendua për këtë dhe ndërroi mendje, apo e la vet postimin për aq pak sa të shpërndahej dhe rrjeti e ish-banorët të viheshin në lëvizje?! Këtë nuk e dimë ende, por mbetemi në pritje të shohim se sa do i trazojë “ujërat” përmendja e ish-banorëve nga ana e Luizit dhe se si do të reagojnë vet ish-banorët.