Dafina Zeqiri dhe Melinda Ademi nuk i kanë më marrëdhëniet e mira. Së fundmi Melinda ironizoi hapur Dafinën në një postim të sajin duke i thënë: “Ti vetëm feministë që nuk je”, postim i cili erdhi pas sherrit të Dafit me Sara Hoxhën.
Ky koment nuk u ka pëlqyer fansave të Dafinës, të cilët kanë sulmuar Melindën.
“B*tha jote diss Dafinës, ec moj silikonka leshit”, i shkruan dikush Melindës, e cila nuk ja përtoi: “Po, e kam b*thën e mirë”, ja ktheu ajo.
Por si ka nisur “armiqësia” mes dy këngëtareve:
Në 2019, bëri xhiron e rrjetit lajmi se Melinda ironizoi Taynën dhe Dafinën për bashkëpunimin e tyre “Bye Bye”, madje i akuzoi edhe se kishin kopjuar Drake.
E kur me Taynën vijon të ketë marrëdhënie konfliktuale, me Dafinën ajo gjeti gjuhën e përbashkët në 2020. Dy vajzat mbështesnin njëra-tjetrën në mediat sociale e flisnin me superlativa e komente tejet të ëmbla. Megjithatë në mars të këtij viti marrëdhënia e tyre pësoi sërish krisje pasi dy artistet e hoqën njëra-tjetrën nga Instagrami.