Françeska Murati pas pjesëmarrjes së saj në BBV3 ka marrë vëmendjen e rrjetit vazhdimisht. Përtej lojës së saj në këtë reality, ajo është komentuar shumë edhe për veshjet e saj luksoze dhe të kuruara në detaje.
Epo, duket se historia e veshjeve vazhdon ta ndjekë ish banoren edhe pas BBV. Duke qenë se për personazhet publikë është i zakonshëm tashmë kleringu përmes rrjeteve të tyre sociale. (Pra, marrin produkte/shërbime në këmbim të reklamës nga ana e tyre në rrjete sociale përmes tag dhe review pozitive)
E njëjta gjë, ndjekësit kanë menduar se ka ndodhur edhe me Françeskën, pasi ajo i kishte bërë ‘tag’ biznesit ku kishte blerë veshjet e saj. Kjo, duket se e ka ‘revoltuar’ miss-in pasi ka reaguar përmes një Instastory në rrjete sociale, ku shpjegon gjatë e gjerë se veshjet e saj i ka të blera dhe të saj, pra jo për reklamë.