Spektakli i kërcimit ‘Dancing With The Stars’ ka nisur mbrëmjen e djeshme me performanca nga çiftet pjesëmarrëse.
Një nga interpretimet në skenë ishte edhe ai i Luiz Ejllit por jo si konkurrent – këngëtari ka kënduar për herë të këngën që do të jetë kolonë zanore e filmit “Në kuadër të dashurisë”.
Ajo që vumë re natën e djeshme ishte “raporti i ftohur” mes Luizit dhe Oltës teksa u shfaqën në skenë dhe u pyetën për eksperiencën e tyre në film Luizi nuk dha asnjë koment, ndërsa ishte Olta ajo që ‘theu akullin’ duke komentuar vijën melodike e gjithashtu duke përgëzuar Luizin për performimin e këngës.
Ata nuk shkëmbyen asnjë shikim apo batutë tipike të dyshesh Olta Luiz duke lënë të kuptohet se diçka nuk shkon. Madje ky tension mes tyre ndihej në gjithë skenën dhe te aktorët e tjerë, të cilët qëdruan mjaft të strukturuar në çdo pyetje që iu bë nga moderatorët.
Marrëdhënia e tensionuar mes Luizit dhe Oltës duket se ka ‘zanafillën’ që nga sheshi i xhirimit ku përflitet se ka pasur përplasje të forta dhe mosmarrëveshje mes dyshes.
Olta dhe Luizi nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin. Madje dy protagonistët as nuk ndiqen në “Instagram”.
Si përfundim Luizi tha edhe se personi i vetëm që mbështet në këtë garë është Elvis Pupa