Françeska Murati i ka habitur sërish të gjithë banorët e “Big Brother VIP3” me deklaratën e saj të papritur.
Ajo iu drejtua atyre duke iu thënë se ‘jeni si shkërdhaçka’.
Banorja shprehet se Egla Ceno i ka thënë se është ajo që bën gjalpin. Ndërkohë aktorja i thotë “bravo, thuaje me zë të lartë”.
Ndërkohë kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, gjatë një debati me Eglën, Françeska iu drejtua asaj duke i thënë: “Më hëngsh prillin”.
Kjo fjalë shkaktoi shumë të qeshura te banorët që ishin aty, pasi në fillim nuk e kuptuan se çfarë tha.