Jul Deda publikoi disa ditë më parë një video në rrjetet sociale, ku indirekt ia drejtonte dikur kolegut të tij, Ermal Mamaqi.
Në video, Deda u shfaq mjaft i revoltuar teksa kritikonte trajnimet motivuese.
“Mu po ma shpifin. Po ma shpifin këta që dalin nëpër Instagrame dhe Tiktoqe dhe thonë: Prit mos e ndalo videon dëgjoje deri në fund. Dhe ça dëgjon: Ja se si do të ndihmoj të bësh 27 milion euro në sekondë. Janë shtuar shumë këta mentorët. Na e shpifët duke i bërë lavash truri njerëzve. I rropët nga lekët dhe i çmendët. I keni bërë me depresion”, thotë ndër të tjera Juli në videon e tij.
Mirëpo një reagim i gjatë ka ardhur nga Ermal Mamaqi, ku liston arsyet pse ai është mërzitur me Julin dhe e anasjellta, ndërsa pëmend edhe mbështetjen për Heidi Bacin dhe së fundmi mundësinë e një rikthimi të SHBLSH, grupit ikonik të humorit të përbërë nga Ermal Mamaqi, Jul Deda dhe Gent Zenelaj.
Sigurisht, nuk ka vonuar as reagimi i Julit si përgjigje për Ermalin me nota ironie për çfarë Ermali tha. Megjithatë, duket se çunat ranë në një mendim të përbashkët: kthimin e SHBLSH – e tani na mbetet të presim një reagim edhe nga Genti.