Fituesja e BBV3, Egla Ceno, ka ndarë së fundmi një postim në Instastory, i cili lidhet me reality show-n simotër në Itali, “Grande Fratello”.
“Pas BBVA ‘po më hanë duart’ për GF! Vazhdiamo” – shkruan Egla në postimin e saj.
Ndërsa kjo duket si një paralajmërim i Eglës se do t’i bashkohet sezonit të ri të GF në Itali, shumë të tjerë e kanë konsideruar si një ‘thumb’ kundrejt Heidi Bacit, e cila pas pjesëmarrjes në GF dhe pak kohë pas daljes së saj nga atje, u bë pjesë e BBV3, ku mbërriti deri në finale.