U bënë kohë tashmë që Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, nuk po fshihen më dhe as nuk mungojnë dedikimet romantike ndaj njëri-tjetrit.
Së fundmi, dyshja i vuri “vulën” raportit të tyre, ndërsa u shfaqën më romantikë se kurrë duke shkëmbyer puthje në buzë. Nga ana tjetër, ato po përfliten për një martesë të mundshme shumë shpejt.
Së fundmi, biznesmeni ka publikuar në Instastory një video, pas koncertit të Dafinës, teksa e mban në shpinë dhe krahas videos shkruan: “Masi po bjen pare nshpi” – duke bërë humor mbi arsyen se pse po e mban në shpinë Dafinën.
Video është ripostuar edhe nga vet Dafina, shoqëruar me disa emoji.