Luiz Ejlli është padyshim “njeriu i momentit” dhe përmendet kudo nga kushdo, edhe pa bërë asgjë.
Thënë kjo, ditën e djeshme nisi transmetimin programi i dashurisë “Love Island Albania”, nën moderimin e Luana Vjollcës.
Teksa të gjithë ishin kuriozë për konkurentët që do të bëheshin pjesë e vilës, rrjeti ka reaguar negativisht kundrejt tyre pasi pa “Prime” e parë të spektaklit, duke kujtuar edhe njëherë Luiz Ejllin. Po ç’lidhje ka Luizi në këtë mes?! Epo, ua themi ne. Sipas rrjetit, kryesisht vajzave, ato u shprehën nëpër komente se nuk preferojnë më këtë lloj modeli meshkujsh, që janë shumë të palestruar, siç ishin konkurentët e vilës së “Love Island”.
“Kemi ndërruar shije, i duam me bark si Luizi” – ishte një ndër qindra komentet e këtij lloji, të cilit dhe vet Luizi i ktheu përgjigje.
Pas kësaj, këngëtari menjëherë i ka paraprirë vet “meme”-ve të shumta që do krijohen, kështu që ka zgjedhur që të parë t’a bëjë vet ai. “Po i dal punës para, se e di që janë duke u bërë gati memet” – ka thënë Luizi në një postim në Instastory.