Nga Olta Gixhari, të gjithë presin lajmin e bukur të një shtatzanie. Këtë dëshirë ajo e ndau me publikun kur ishte brenda “Big Brother Vip Albania” duke thënë se do donte të kishte edhe një fëmijë tjetër.
Pas daljes nga “BBV”, Olta është angazhuar me projekte dhe me filmin e ri, por temën për zgjerimin e familjes nuk e ka lënë pas dore. Ajo ka treguar se ka dëshirë të bëjë dhe një vajzë.
Por, edhe nëse ajo është tani shtatzënë, nuk do na e zbulojë. Kështu tha sot teksa iu përgjigj pyetjeve të publikut në “Instagram”.
”Edhe po të jem nuk do e tregoj”- tha Olta teksa postoi një foto me djalin.
Në muajt e ardhshëm ajo ka dhe promovimin e filmit “Ne kuadër të dashurisë”, ku me siguri do shohim nëse është apo në pritje të ëmbël.