Takimi i Gabrielës me Marion që u transmetua në ‘puntatën’ e sotme në ‘Për’puthen’ ka sjellë reagime dhe situata tensioni.
Ata u shfaqën në skena të nxehta me prekje, ndërsa ishte Gabriela ajo e cila merrte hapat e para, e veshur me dekolte e rroba të ngushta.
Mario nuk mund t’i rezistonte hireve të saj. Këto skena nuk janë lënë pa u komentuar nga opinionistët. Kastro u shpreh se nëse kamerat nuk do të ishin të pranishme, të dy do të përfundonin në krevat.
Sigurisht, ai që nuk e priti aspak mirë takimin e tyre ishte Aureli, i cili synon të fitojë zemrën e Gabrielës.
Është pak të thuhet se ai u çmend nga skenat hot që pa mes të dyve, teksa në një moment ju afrua Gabrielës dhe i tha se nuk do të dilte më me të dhe dukej i bindur se mes tyre nuk do të kishte një shans tjetër, e për më tepër derisa ai t’a vendoste asnjë nga djemtë e tjerë nuk do guxonte të dilte me Gabrielën.