Mika Shabasova humbi jetën gjatë procedurës së zmadhimit të të pasmeve, nga një estetiste e pakualifikuar që raportohet se ishte mikesha e saj.
E reja vdiq para se të mbërrinte ambulanca në ambjentet e improvizuara në shtëpi të kirurgjisë të kozmetologes Uma M, e cila është vendosur tashmë në arrest shtëpie.
Estetistja kishte ofruar të kryente procedurën 200 dollarëshe pasi kishte kryer një kurs disa javor për fushën, thonë raportimet vendase. Ajo u tha hetuesve në Makhachkala, Rusi se kishe bërë disa injeksione anestezie lokale në lëkurën e viktimës dhe e kishte pyetur nëse kishte alergji.