Moderatorja Kiara Tito ka postuar dy foto në Instagramin e saj ku duket mjaft në formë. Mirëpo, përveç gjithë komplimentave që Kiara ka marrë, njëra nga fotot ka “ndezur” rrjetin, e kryesisht Twitterin, ku Kiara është vazhdimisht aktive.
Me krahët e hapur dhe një buzëqeshje në fytyrë, rrjeti po e krahason Kiarën me një moment të Luizit në BBV, pikërisht momenti kur Luizi u ringrit në fillimet e tij pas gjithë zhurmës që shkaktoi historia e tij me sëmundjen. Për shumë njerëz, e sidomos fansat e Kiarës, kjo foto është realizuar qëllimisht e tillë, për të treguar rikthimin e Kiarës në TV, pas periudhës së pushimit.
E në fakt, Kiara Titon do e shohim shumë shpejt në DWTSA, në moderimin e përmbledhjes ditore, që konsiderohet si “zona e nxehtë” e spektaklit, pasi aty lindin gjithë debatet mes konkurentëve, situatat dhe ecuria e tyre për të performuar më pas në mbrëmjet “live” që do të moderohen nga Bora Zemani.
Nga ana tjetër kjo foto e Kiarës, për Luizin duket krejt ndryshe. Ai ka bërë krahasimin epik në postimin e Kiarës, përmes një komenti ku shkruan:
“Me krahet hapur, me kujton nenen kur me thoshte:Hajde zemra e nans, se nuk t’baj gja”
Po juve, cili ju duket më i përshtatshëm – krahasimi i rrjetit apo i Luizit? 🙂