Këtë javë nis në televizionin “Top Channel” spektakli i kërcimit “Dancing With the Stars”.
Tashmë personazhet janë zbuluar dhe çfarë i ka bërë përshtypje publikut është fakti që në këtë spektakël po rikthehen shumica e konkurrentëve të “Big Brother 2 VIP”.
Po ashtu. në juri do të jetë pjesë e trupës gjykuese Olta Gixhari, ndërsa Kiara Tito vjen si moderatore e forumit.
Ish-konkurrentja e BBV, Efi Dhedhes nuk i shpëtoi dot pyetjes “Pse nuk mori pjesë në DWTS”. Dashur, padashur, ajo ia hodhi një thumb me lezet spektaklit:
“Sepse Big-u ka mbaruar dhe nuk do të doja një “Big” ripërsëritje, dysh”- tha Efi, duke lënë të nënkuptohet se ftesën e ka marrë por nuk e ka pranuar për arsyen e sipërpërmendur.