Sherri virtual mes Dea Mishel dhe Luizit është kthyer në kryefjalë të mediave rozë ditët e fundit.
Shkak është bërë adresimi që Luizi i bëri Deas, atëherë kur menduam se të gjitha sherret që kishin pasur në Big Brother Vip ishin hedhur pas krahëve.
Ai ofendoi Dea Mishel, duke i kujtuar asaj edhe flirtet me djemtë gjatë eksperiencës në Big Brother Vip Albania.
Nga ana tjetër kjo e fundit e ‘goditi’ pikërisht te partnerja e tij Kiara, duke thënë se ai ka në krah një vajzë që ka pasur disa partnerë publikë.
Por ai që i habiti të gjithë ishte reagimi i Kristit i cili mbrëmjen e djeshme postoi një foto me Luizin duke iu drejtuar atij se e di që gjithmonë do të jetë në mendjen e tij.
“Ah, thjesht nuk mund të rezistosh të përmendesh emrin tim. Duket se jam bërë ylli i mendimeve të tua në orët e vona. Rri i qetë, adhurimi yt sekret për mua do të mbetet gjithmonë mes nesh”, ka shkruar Kristi në foton që ka postuar në rrjetet sociale.
Por, çfarë lidhje mund të ketë kjo me Dea Mishel?!
Së fundmi, Luizi nuk ka pasur asnjë atakim personal ndaj Kristit, të paktën jo publikisht. Kjo na bëri të mendojmë se reagimi i tij ishte pikërisht për t’i dalë në krah Dea Mishel, dhe ndoshta jo vetëm si mikeshë në këtë rast.
Dyshja janë përfolur edhe më parë për afrimitetin me njëri tjetrin por i kanë hedhur poshtë zërat për një romancë duke sqaruar se mes tyre ka vetëm miqësi.
Ekziston edhe mundësia që Kristi thjesht e pa vëmendjen që merret nga këto situata dhe do të “hyjë në valle”, por nuk do ishte çudi që të flitej për një marrëdhënie të mundshme mes Kristit dhe Deas, të cilën Luizi e di dhe ndaj Kristi ka ndërhyrë në këtë debat.
Megjithatë, ky reagim i Kristit ende nuk ka marrë asnjë përgjigje nga Luizi, të paktën publikisht. Kështu që ku i dihet, të presim koncertin e radhës…